Rreth meje

Anton Marku, Vjenë

Anton Marku lindi më 15 gusht 1971 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në Gjakovë, ku kreu edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike – dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Studimet Universitare i përfundoi në Prishtinë, ndërsa në Vjenë përfundoi studimet master në shkencat politike.

Ka 16 vjet që jeton dhe punon në Austri. Me shkrime letrare ka filluar të merret qyshkur ishte nxënës. Shkruan kryesisht poezi për të rritur. Deri më tani ka botuar gjashëmbëdhjetë libra me poezi dhe tregime, disa prej të cilëve janë përkthyer edhe në gjuhën angleze, gjermane, italiane, ruse, perse, arabe, greke, suedeze, rumune, kroate dhe serbe.

Botimet:

Ai po ashtu është prezantuar edhe në disa antologji dhe revista në Austri dhe Gjermanisi dhe në disa antologji të krijuesve shqiptarë në mërgim.

Anton Marku është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve IWA Bogdani, i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë, anëtar i bordit të PEN Klubit të Austrisë, i shoqatës ‘‘IG-Autorinnen und Autoren’’, klubit letrar ‘‘Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës si dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ Vjenë.

Web: www.antonmarku.eu
E-Mail: anton.marku1@gmail.com