PËRPLASJE Historisë i kërkuam borxh shtatë beteja plagët që nuk e pritën dimrin i lidhëm me penj të trashë nga leshi i dhive lahutarëve u falëm vargje për këngë të reja sa herë jeta u vonua gjetëm një hije për t’i shtrirë ëndrrat tokave tona lisat e huaj pinë ujë thanash derisa plasën.
UDHËTARI e ndjeu se i kishte mbetur vetëm edhe pak frymë në atë çast u ndal të pushojë mbi fjalët e tij orë e tyre kishte ardhur dy ditë më parë e tha me gojën e vet që duart t’ia linin jashtë varrit ashtu dhe u bë nga diçka u shndërrua në asgjë emri i tij u ngjit lartë pa të.
PËRTEJ Jeta dhe vdekja janë motra e dyta lindi në kohë shirash atëherë kur shpirtrat u leckosën e mes njerëzve hyri bari i keq në fund të fundit fillimit do t’i plasin damarët dimrit nuk do t’i mbetet të ha asgjë tjetër pos borës së vet sa shume do t’i ngjajë ditës ajo natë.
LASHTËSI Arrës në fund të oborrit i ranë dhëmbët duke përtypur vetveten trupi iu mbush me rrudha degëve ju thanë gishtat në mes të jetës u kthye në mesjetë për të takuar kalorësit që e mbollën në këtë tokë pa mullinj.
MESNATË Kur gotat i zbrazim me fund këmishave tona u bien kopsat me një të prekur gishti dhoma zvogëlohet pa lëvizur muret vrimave të ajrit hynë e dalin puthjet gjumi rrotullon sytë e shtrihet të flejë gjithçka tjetër rri zgjuar.
HIJA Andej nga vinte ai një herë në vit njerëzit i matnin hijet po ndodhi që ato të ishin më të mëdha se trupi shkurtonin pak gjuhën apo gishtin e pushkës vetëm atëherë hija u kishte hije.
DERA E FUNDIT Ujërave të pasosur e shpërlau fytyrën me sy i numëroi të gjitha pikat që i rrëshqitën buzëve në fund e kuptoi se flokëve të kohës era dhe ju vije diku, në një vend një varrmihës pret aty afër një derë gjysmë e mbyllur lum ai që e hapë me dorën e vet atë derë.
BIRI I ASKUJT Në gurë u shndërrua prroji ku lahesha si fëmijë lagjen ku luaja dikur nuk po e njoh më një shtresë hiri rrëshqet gishtave të mi të djegur duke i mbledhur gacat që gjyshi tek pragu m’i la kam mbetur pikë në kohë, sikur të isha bir i askujt gojët e vdekura më përqeshin sa herë hapi derën qafën e lidha me mëkate, krahët i mbusha me fjalë para se me sy të prekë zemrën që nuk e di nëse rrahë diçka me thotë se një ditë do ta shpëtoj detin të mos mbytet deri atëherë botën do ta shikoj nga dritarja jote.
AUTOPSIA E SHIUT Një mëkatar që nuk donte të rrëfehej në hijen e kryqit zuri në thua e u rrëzua në arkivolin e vet nga ëndërra u zgjua me një të djegur në gjoks nën këmbet e tij minjët grryenin murin majë gjilpëre pushonte krahët merimangë e vjetër jashtë dhome rrugicave të braktisura zbritën engjujt ngjyrë hiri zhurma e vdekjes u dëgjua më afër rrahjet e zemrës më larg ai ra në gjunjë mblodhi duart dhe u lut të bëhej pluhur kur dera u hap të gjitha dritaret u mbyllën frymë njeriu nuk e kaloi pragun derisa shiut nuk ia bënë autopsinë.